Reperi i njohur nga Gjilani, Fero, prej kohësh ka nisur punën për një album të ri
Ai madje u kërkoi fansave që t’ia mbledhin mbi 200 mijë euro për ta përkrahur në “Goat”.
Ndërkohë që është aktiv në rrjete sociale, artisti kësaj radhe u ka thënë ndjekësve nëse dëshirojnë që albumin ta sjell më 1 shkurt.
I njëjti ka shpërndarë një video në Instagram duke zbuluar një pjesë të projektit të ri që do jetë bashkëpunim, megjithëse nuk e ka bërë të ditur personin.
“Në bashkëpunim me..Së shpejti. Prej albumit më të madh në histori. A ta publikoj albumin më 1 shkurt”, ka thënë ai.
Të shumta kanë qenë reagimet që ka marrë në hapësirën për komente nga miqtë e ndjekësit.
Pritet të shohim në vazhdim se çfarë ka përgatitur 24-vjeçari për admiruesit e muzikës së tij.