Deklarata shokuese e Kurtit: Aleanca me SHBA’të e cekët dhe e ngushtë, i takon së kaluarës

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, vetëm disa vite më parë, kur drejtonte VV’në dhe ishte në opozitë, kishte deklaruar se SHBA’të janë aleancë për të kaluarën dhe jo për të ardhmen e Kosovës.

Në një intervistë dhënë për njërën nga mediat e Kosovës, lideri i VV’së, tash kryeministri i Kosovës, kishte bërë deklarata që kundërshtonte hapur aleancën e shenjt që Kosova dhe qytetarët e saj kanë me SHBA’të.

Kurti në këtë intervistë për emisionin ‘Argument’, ndër të tjera kishte thënë se aleanca me SHBA’të është e cekët dhe e ngushtë dhe i takon të kaluarës.

Ai tutje kishte thënë se kjo aleancë me SHBA’të ishte aleancë për intervenimin e NATO’s që ka ndodhur para 17 vitesh.

“Unë besoj që aleanca që ka vendi ynë me Shtetet e Bashkuara të Amerikës është e cekët dhe e ngushte, është aleancë për të kaluarën, është aleancë për intervenimin e NATO’s që ka ndodhur para 17 vitesh dhe është aleancë për shpalljen e pavarësisë që ka ndodhur para 8 vitesh, dhe është aleancë për njohjet ndërkombëtare, nuk është aleancë për të ardhmën nuk është aleancë e thellë nuk është aleancë e thellë”, kishte thënë lideri i VV’së, tash kryeministër i Kosovës.

Kurti në vazhdimësi ka pasur diskurs përçmues ndaj SHBA’së. Nuk është hera e parë që përdoret një diskurs të tillë në raport me SHBA’të. Më herët kemi dëgjuar ”Shtëpia e Verdhë”, ndërsa për gazsjellësin amerikan kishte thënë “nuk bëhet aleanca me Amerikën me gypa’’.

Duhet theksuar se Kurti njihet me deklarata problematike që lëkundin miqësinë e shteti të Kosovës me SHBA’të, së fundi Kurti ka kundërshtuar edhe Marrëveshjen e Washingtonit si dhe gazsjellësin amerik