Pavarësisht rekomandimeve dhe presioneve nga qeveria dhe institucionet shëndetësore, Brigitte Bardot nuk dëshiron të dëgjojë për vaksinimin.
Në moshën 87-vjeçare, ish-ylli francez i filmit refuzon vaksinën kundër COVID-19 dhe në një intervistë për të përjavshmen Gala, ajo tha: “Jo, jo vaksinë! Unë jam alergjike ndaj të gjitha kimikateve”.
B.B pretendon se është shëndoshë e mirë dhe tha: “Edhe kur shkova në udhëtime në Afrikë, nuk pranova të vaksinohem. Mjeku im në atë kohë më dha një certifikatë false. Shkova dhe u ktheva në gjendje të mirë”.
Në intervistë, ish-aktorja tha më pas për vdekjen “se një ditë apo një tjetër i prek të gjithë”.
Edhe përkundër moshës së saj, aktorja e konsideroi veten në gjendje të mirë shëndetësore.
“Sigurisht, unë jam 87 vjeçare, por ju betohem që nuk dukem ashtu siç jam. Nuk kam flokë të bardhë, jam shumë e hollë.” “Unë kam osteoartrit të dyfishtë të ijeve, eci me paterica, por nëse më kap një rumba, një cha-cha-cha, një melodi e Gipsy Kings ose diçka flamenko, të betohem se kam një nga ato dëshirat për të lëvizur”, vazhdoi ajo.
Brigitte Bardot kur ishte e re
B.B. u qortua për deklaratat e saj nga ministrja franceze e Kulturës, Roselyne Bachelot,, e cila tha: “Kur je në një moshë të caktuar, ke një përgjegjësi ndaj brezave të ardhshëm, një përgjegjësi për t’i mbrojtur ata”.