VV-ja i kthehet avazit të vjetër, kërkon rikthimin e flamurit kombëtar

Asamblistët e Lëvizjes Vetëvendosje, kanë kritikuar stafin e administratës, pasi sipas tyre kanë larguar Flamurin Kombëtar nga salla e mbledhjes në Kuvendin Komunal të Prishtinës.

Gëzim Sveçla nga kjo parti, tha se për tetë vjet ky Flamur ka qenë në sallë.

Misteri i zhdukjes së 31 vjeçares nga Podujeva: Festoi Vitin e Ri, la 4 fëmijë dhe nuk dihet asgjë për të

“Pse është larguar Flamuri Kombëtar nga salla e mbledhjes. Tetë vjet ka qenë në vend ai Flamur, nuk është dashtë të largohet”

Sami Boroci nga AKR-ja, tha se si subjekte politikë nuk po kanë hapësirë për debat me qytetarë.

Ndërkaq, kryetari Përparim Rama, premtoi për një hapësirë të tillë

“Është pyetje më vend dhe jemi në proces që të kemi një hapësirë ku mundemi të ketë hapësirë të bollshëm për medie dhe për qytetarë”, tha ai.