Mjekët në alarm, një sëmundje misterioze po prek gjithnjë e më shumë të rinjtë

Kur Roger Ellis u sëmur dy vite më parë, familja e tij e dërgoi shpejt në spital, duke pasur frikë se ai kishte pësuar sulm në zemër. Mjekët e përjashtuan këtë, por disa ditë më vonë, ai pësoi sulm.

Pas disa javësh, mekaniku i pensionuar 64-vjeçar, i cili jetonte në qytezën lindore kanadeze, Bathurst, u bë gjithnjë më me ankth dhe ndihej i çorientuar dhe shpesh e përsëriste veten, shkruan The Guardian.

Gjendja e tij u përkeqësua shpejt. Në tre muajt e parë në spital, ai humbi rreth 27 kilogramë dhe u detyrua të ushqehej përmes një gypi e të përdorte karrocë invalidësh.

“Ne gati e humbëm disa herë”, thotë i biri i tij, Steve. Mjekët ishin të habitur. Ata i përjashtuan epilepsinë, sulmin, sëmundjen Creutzfeldt-Jakob, encefalitin autoimun dhe kancerin. Roger u mbajt për më shumë se një vit në spital para se të dërgohej në një shtëpi kujdesi.

“Ne thjesht fatkeqësisht e pranuam faktin se nuk do të dinim se çfarë kishte derisa të vdiste”, thotë i biri i tij.

Roger mbetet në shtëpinë e kujdesit dhe familja e tij tani beson se ai është pjesë e një grupi njerëzish që po vuajnë nga një sëmundje misterioze neurologjike që po shënon progres.

Këto raste i kanë lënë të habitur ekspertët dhe misteri ka nxitur një mosmarrëveshje të ashpër mes zyrtarëve, të cilët sugjerojnë se rastet nuk janë të lidhura mes vete, dhe shkencëtarëve, të cilët pretendojnë se ato të gjitha mund të jenë nxitur nga faktorët mjedisorë ose ndotësit.

Të prekurit përjetojnë dhimbje të pashpjegueshme, spazma dhe ndryshime të sjelljes, thotë Dr. Alier Marrero, neurologu që fillimisht e kishte identifikuar përhapjen e rasteve. Shumë prej tyre më pas shfaqën shenja të rënies së aftësive njohëse, humbje të muskujve, jargëzim, kërcëllima dhëmbësh dhe halucinacione të frikshme.