MSH-ja sërish bën thirrje për vaksinim me dozën përforcuese

MSH-ja bën thirrje për vaksinim me dozën përforcuese anti-COVID

Ministria e Shëndetësisë (MSH) ka bërë thirrje ndaj qytetarëve që të marrin dozën përforcuese të vaksinës kundër COVID-19.

Nëpërmjet një njoftimi, kjo ministri ka apeluar qytetarët për marrjen e kësaj vaksine, duke thënë se do të kenë më shumë mbrojtje nga infektimi dhe përhapja e virusit.

MSH-ja bën të ditur se ata që janë të interesuar për ta marrë këtë vaksinë, duhet të kenë kaluar së paku tre muaj kohë që nga vaksinimi me dozën e dytë.

“Marrja e dozës përforcuese kundër COVID-19 do të thotë më shumë mbrojtje nga infektimi dhe përhapja e COVID-19. Për dozën përforcuese, lajmërohuni në Qendrën më të afërt të vaksinimit, 3 muaj pas dozës së dytë të vaksinës. Vaksinohuni dhe ftoni të tjerët të vaksinohen!”, thuhet në njoftim.

Ditë më parë, kjo ministri njoftoi se shkurtimi i kohës për marrjen e dozës përforcuese është bërë duke u bazuar në hulumtimet e shteteve të ndryshme rreth vaksinimit kundër COVID19, përkatësisht dozës përforcuese, situatës epidemiologjike në vend dhe rajon, pranisë edhe të variantit Omicron, si dhe nevojës për vaksinim të plotë të popullatës.