Ronela Hajati është shpallur mbrëmë fituese e edicionit të 60-të të Festivalit të Këngës në
Ronela do ta përfaqësojë Shqipërinë në Eurovision 2022, në Torino të Italisë.
Pas fitores përmes një postimi në rrjete sociale këngëtarja ka falenderuar të gjithë ata që mbështetën atë.
“Shihemi Eurovision. Faleminderit të gjithë atyre që më kanë mbështetur gjithë këto vite. Ju dua me shpirt RTSH. Ju premtoj që do të bëjë një video e performancë që do të kujtohet. Nuk kam fjalë”, ka shkruar ajo.
Në vend të dytë është renditur këngëtari Alban Ramosaj me “Theje”, vendin e tretë e zuri Eldis Arnjeti dhe Rrezarta Smaja.
Kënga e Ronelës “Sekret” është bërë me tekst dhe melodi nga vet 32-vjeçarja kurse për producimin u përkujdes Marko Polo.