Vdes shitësi i dyqanit që u plagos nga hajnat në Mitrovicë

Një grabitje e armatosur në rrugën “Mbretëresha Teutë” në Mitrovicë, ka përfunduar me vrasje. I vdekur ka mbetur pronari i lokalit, duke u mos u mbijtuar plagëve të marra.
Hakaj.

Detaje për grabitjen ka dhënë zëdhënësi i Policisë së Kosovës për Rajonin e Mitrovicës së Jugut, Avni Zahiti.

Ai ka thënë se nga hetimet fillestare bëhet e ditur se dy persona të dyshuar e të maskuar nën kërcënimin e armës kanë tentuar të grabitin viktimën i cili ndodhej në dyqanin e tij, si pasojë e të shtënave nga të dyshuarit në drejtim të viktimes, viktima ka mbetur i plagosur.

Dy të dyshuarit janë arrestuar.

“Nga hetimet fillestare bëhet e ditur se dy persona të dyshuar e të maskuar nën kërcënimin e armës kanë tentuar të grabitin viktimën i cili ndodhej në dyqanin e tij, si pasojë e të shtënave nga të dyshuarit në drejtim të viktimes, viktima ka mbetur i plagosur. Lidhur me rastin janë ndërmarrë veprime të shpejta policore, janë identifikuar dhe arrestuar dy persona të dyshuar si dhe është sekuestruar një armë”, ka thënë Zahiti.