Ronaldinho: Mbappe tashmë është tek ekipi më i mirë në botë, besoj do të jetë gjatë aty

Ronaldinho ka dhënë disa komente lidhur me Kylian Mbappe.

Kylian Mbappe është një nga lojtarët më të komentuar në botën e futbollit aktualisht, me të ardhmen e tij që shihet në udhëkryq mes PSG dhe Real Madrid.

Lidhur me situatën e francezit disa komente ka dhënë ikona braziliane e futbollit, Ronaldinho, i cili beson se Mbappe do të jetë me PSG për një kohë të gjatë.

Të gjithë lojtarët në botë të duan të luajnë për PSG, më të mirët në botë janë te PSG, kështu që ata janë klubi më i mirë në botë”, ka thënë Ronaldinho.

“Kështu që unë besoj de Mbappe do të jetë aty për kohë të gjatë”, shtoi ish Topi i Artë.

Ronaldinho luante me fanellën e Paris Saint Germain para se të bënte kalimin e tij te Barcelona.