Policia dhe zjarrëfikësit ndodhen në Pallatin e Rinisë në Prishtinë, pasi dyshohet se është djegur një kabllo elektrike.
Sipas raportimeve të para dyshohet se nga zjarri ka mbetur i lënduar të paktën një person.
Policia ka konfirmuar rastin për duke bërë me dije se njësitet e nevojshme ndodhen në vendngjarje.
“Është raportuar një zjarr në Pallatin e Rinisë në Prishtinë. Policia dhe zjarrëfikësit janë në lokacion”, ka konfirmuar shkurtë Policia e Kosovës.