Numri i bizneseve të cilat po vendosin të bashkëpunojnë me Federatën e Futbollit të Kosovës po rritet gjithnjë e më shumë. Sot, presidenti Agim Ademi ka arritur marrëveshje me sponsorin e ri, kompaninë Al Trade Center. Marrëveshja është nënshkruar nga presidenti Ademi dhe drejtori i marketingut dhe burimeve njerëzore në Al Trade Center, Artan Ramaj. Kësisoj me rradhë të gjitha kompanitë e mëdha kosovare dhe ato që operojnë në vendin tonë po bëhen partnere të FFK-së. Ato po e vlerësojnë punën e drejtë dhe të pastër të udhëheqjes së FFK-së, duke e pasur besimin e plotë që sponsorizimi i tyre po ndikon drejtpërdrejt në zhvillimin e futbollit në vendin tonë. FFK falënderon të gjithë sponsorët dhe njëherësh i është mirënjohëse institucioneve tona, parasegjithash MKRS-së, që po e realizojnë në mënyrë të shpejtë Ligjin mbi Sponsorizim. Gjatë nënshkrimit të marrëveshjes presidenti Ademi shprehu falënderimin e tij dhe të KE të FFK-së për kompaninë Al Trade Center që ka vendosur për ta mbështetur zhvillimin e futbollit. Në anën tjetër, edhe përfaqësuesi i kompanisë, Artan Ramaj u shpreh i lumtur për mundësinë e krijuar që të jenë partner të FFK-së dhe kësisoj të ndihmojnë në përmirësimin e kushteve për të rinjtë që janë pjesë e futbollit.
Latest article
Ademi në mesin e legjendave, me shiritin e kapitenit në ekipin e UEFA-së
Presidenti i FFK-së, Agim Ademi po qëndron në Bangkok të Tajlandës, ku nesër do të zhvillohet Kongresi i 74-t i FIFA-s. Para punimeve të...
Trajneri i yllit të Kosovës shihet si favorit për të marrë drejtimin e Milanit
Trajneri portugez, Paulo Fonseca, mund të marrë drejtimin e Milanit pasi të largohet nga Lille.
Rossonerët janë në kërkim të një trajneri të ri pasi...
Presidenti Ademi takon presidentin e ri të Federatës spanjolle, Pedro Rocha
Presidenti Agim Ademi, në kuadër të qëndrimit të tij në Bangkok për Kongresin e 74-t të FIFA-s, ka zhvilluar një takim me presidentin e...