Zëdhënësi i KEDS-it: Me pretendimet e Dardan Molliqajt do të merret drejtësia

Zëdhënësi i KEDS-it, Viktor Buzhala i është përgjigjur pretendimeve të kryetarit të PSD-së, Dardan Molliqajt, se kjo kompani me qëllim ka prishur dy blloqe të KEK-ut në bashkëpunim me Qeverinë dhe menaxhmentin e ri të KEK.

Ai ka thënë se me këto pretendime është duke u marrë zyra ligjore e KEDS-it.

Në këtë formë, ai paralajmëroi padi ndaj Molliqajt.

“Me konstatimet e tij është duke u marrë zyra jonë ligjore. Ne nuk kemi kapacitete për t’i rrëzuar blloqet. Me këto pretendime do të merret drejtësia”, tha ai

Buzhala u përgjigj edhe për akuzat se KEDS nuk po u përgjigjet qytetarëve dhe mediave.

“Edhe vet kjo konferencë është si rezultat i transparencës. Ne kemi sqaruar në detaje secilën situatë. Ne kemi trefishu kapacitetet në Qendrën e Thirrjeve dhe kemi hapur edhe kanale të tjera të komunikimit”, tha ai