Schwarzenegger bën gjestin madhor për Krishtlindje, dhuron 25 shtëpi për të pastrehët

HOLLYWOOD, CA - AUGUST 15: Actor Arnold Schwarzenegger arrives at Lionsgate Films' "The Expendables 2" premiere on August 15, 2012 in Hollywood, California. (Photo by Jason Merritt/Getty Images)

Arnold Schwarzenegger dhuroi 25 shtëpi për veteranët në zonën e Los Anxhelosit, të cilët kishin jetuar më parë në rrugë.

Ishte vetë 74-vjeçari, ai që i zbuloi shtëpitë këtë javë si një dhuratë për Krishtlindje.

“Sot, festova Krishtlindjet herët. 25 shtëpitë që dhurova për veteranët e pastrehë u instaluan këtu në LA.

Ishte fantastike të kalojmë pak kohë me heronjtë tanë dhe t’i mirëpresim në shtëpitë e tyre të reja”, shkroi ai në Twitter.

Gjithashtu, Schwarzenegger i bëri thirrje organizatës jofitimprurëse “Village for Vets”, si dhe Zyrës së Sekretarit të Çështjeve të Veteranëve dhe Veteranëve Amerikanë (AMVets) që t’i ndihmojë ata.

“Ne dëshmuam se kur punojmë të gjithë së bashku, mund të zgjidhim çdo problem”, ka shkruar aktori.