Kida ka nis pushimet prej ditësh dhe si destinacion ka zgjedh Dubain.
Këngëtarja e njohur edhe së fundmi ka sjell për fansat në Instagram disa imazhe atraktive nga atje, me të cilat mori vëmendje.
E veshur në një fustan elegant shumëngjyrësh që ia theksonte format trupore, këngëtarja gjithashtu kompletoi këtë paraqitje me dorëza dhe aksesor.
Foto: Kida/Instagram
Kida dukej më në formë se asnjëherë më parë, teksa shijonte netët në një anije që dhuronte pamje mahnitëse të Dubait.
Foto: Kida/Instagram
Ndërkohë, kujtojmë që më 21 dhjetor, Kida lansoi albumin e ri me 12 këngën “Orchide”, teksa bashkë me të solli edhe videoklipin e këngës “Mo jo”.
Foto: Kida/Instagram
Këngëtarja e njohur po ashtu festoi ditëlindjen e 24-të në të njëjtën ditë me publikimin e albumit.