KEDS ka thënë detaje për shpërthimin që ka ndodhur sot ku për pasojë një punëtor i kësaj kompanie ka pësuar lëndime.
Zëdhënësi i KEDS, Viktor Buzhala ka thënë se shpërthimi ka ndodhur gjatë procesit të rregullimit të një prishjeje që furnizon një pjesë të lagjes Ulpiana.
“Gjatë procesit të rregullimit të një prishjeje që furnizon një pjesë të lagjes Ulpiana, ka ndodhur një aksident në nënstacionin Prishtina 6 110/10KV. SI pasojë e këtij aksidenti një punëtor i KEDS është lënduar. Fatmirësisht, sipas informative që kemi marrë nga emergjenca që punëtori ynë është jashtë rrezikut për jetë”, ka bërë të ditur KEDS.
“Nënstacioni për shkak të këtij aksidenti për momentin është jashtë pune. Ky nënstacion përfshinë daljet që furnizojnë qendrën, Ulpianën dhe një pjesë e Bregut të Diellit, Dardanisë dhe Aktashit. Ekipet tona tanimë janë duke punuar në rregullimin e prishjes dhe energjizimin e nënstacionit”, ka thënë tuje Buzhala.