Kanë nisë urimet për festat e fundvitit dhe një i tillë ka bërë edhe Dafina Zeqiri.
Këngëtarja e njohur ka shfrytëzuar llogarinë e saj në Instagram për të uruar festën e Krishtëlindjeve dhe Vitin e Ri.
Përmes disa fotografive që postoi sot (24 dhjetor), Dafina erdhi provokuese e veshur me një fustan të shkurtër bardhë e zi, i cili ia theksonte linjat në mënyrë perfekte.
“Urime Krishtlindjet dhe Viti i Ri”, ka shkruar Dafina në mbishkrimin e imazheve
.
Ndërkohë, kujtojmë që kënëgtarja e njohur po përmbyll një vit tejet të suksesshëm, kjo sepse krahas projekteve dhe koncerteve ajo publikoi edhe albumin “Dafinë Moj”.
Ndërsa, përvec kësaj kënëgtarja e hitit “Llafe llafe” ka paralajmëruar një tjetër projekt muzikor që është një bashkëpunim me reperin, Majk.