Arsenali është duke planifikuar ofrimin e një kontrate të gjatë për yllin e tyre të klubit.
“Gunners” pritet t’i ofrojnë një kontratë afatgjate yllit 20-vjeçar, Bukayo Saka.
Lajmin e ka bërë të ditur gazetari i njohur i Fichajes, Ekrem Konur.
Konur ka raportuar se ‘Topçinjtë’ do t’i ofrojnë kontratë të re anglezit deri në vitin 2027.
Saka kishte nënshkruar kontratë të re në korrik të vitit 2020, megjithatë skuadra londineze e vlerëson jashtë mase anglezin dhe dëshiron që ta ketë edhe për shume vite të tjera në radhët e tyre.