Ariana Grande po ndjek hapat e Miley Cyrus të vitit 2009, pasi këngëtarja ka çaktivizuar llogarinë e saj në Twitter të premten (24 dhjetor).
Grande, 28-vjeçare, nuk ka njoftuar një arsye për largimin, teksa fansat e saj reaguan shpejtë për mungesën e saj.
Emri i Grande filloi të bëhet trend në platformën e mediave sociale të premten pasdite kur ndjekësit e saj kuptuan se llogaria e saj “nuk ekziston”, sipas Twitter.
Fansat pyetën se cila ishte arsyeja e fshirjes së papritur të llogarisë. Disa pyesnin nëse ishte në pyetje ndonjë sulm kibernetik, ose nëse Grande dëshiron të freskoi rrjegtet sociale për të shpallur një projekt të ri. Cilado qoftë arsyeja, llogaria e saj tashmë muk figuron në Twitter, shkruan People.
Megjithatë, prania e trajneres së “The Voice” në mediat sociale nuk është zhdukur plotësisht. Grande ishte aktive në llogarinë e saj në Instagram të premten. Ajo ndau postime promovuese për filmin e ri në Netflix “Don’t Look Up”, i cili u transmetua në platformën me një këngë nga Grande dhe muzikanti, Kid Cudi.
Përveç kësaj, Grande ka postuar një urim për ndjekësit e saj në natën e Krishtlindjeve.
“Gëzuar, qwndroni tw sigurt, ju dua”, ka shkruar Grande nw njw postim.