Adrola Dushi është padyshim një prej modeleve shqiptare më të njohura.
Ish-Missi është imazh i markave të ndryshme vendore dhe jo vetëm, dhe sjell fotosesione të ndryshme në rrjetet sociale.
Edhe së fundmi, modelja nga Shqipëria postoi disa imazhe në Instagram, në të cilat dukej tejet atraktive dhe plot shkëlqim.
Adrola shihet e veshur në një fustan të gjatë me ngjyrë të zezë, të cili e kombinoi me çizme të gjata me taka.
“Njohuria do t’ju japë fuqi, por karakteri do t’ju japë respect”, ka shkruar Adrola në mbishkrimin e imazhit.
Ndryshe, kujtojmë që Adrola është nënë beqare e një djali, teksa jetën private vazhdon ta mbajë larg syrit të publikut.