Haxhiu-Qeverisë: Saherë të flisni për pandeminë, duhet t’u kërkoni falje qytetarëve

Deputeti i PDK-së, Bekim Haxhiu në Kuvend foli për gjendjen epidemiologjike në vend.

Ai tha se rreziku për përkeqësim të situatës është paralajmëruar nga ekspertët, prandaj duhet të bëhet kujdes.

Haxhiu gjithashtu tha se në vendin tonë në muajt e fundit situata është më e rëndë sa i përketë gripit sezonal.

“Situata me pandeminë në muajin e fundit ka qenë me tendencë të rritjes, por ishte e qetë. Rreziku për përkeqësim i paralajmëruar nga ekspertët, rezulton të jetë prezent të ditët në vijim. Situatë më e rëndë në muajt e fundit në vendin tonë ka qenë me grip sezonal”.

“Për shkak të keqmenaxhimit, situata me gripin sezonal në spitalet dhe QKMF-të në vendin tonë është alamarmante. Sipas IKSHPK-së vetëm nga 6 deri në 12 dhjetor janë shënuar deri 6 mijë raste të gripit sezonal, ndëeksa tani e kalon deri në 20 mijë raste”, u shpreh ai.

Haxhiu tha se qeveria aktuale e ka keqmenaxhuar situatën me pandeminë COVID-19.

“Të nderuar qeveritarë, saherë që të deklaroheni për pandeminë, e para gjë që duhet të bëni është t’u kërkoni falje qytetarëve për keqmenaxhimin, për kastrofën shëndetësore në të cilën e futët vendin tonë gjatë muajve të verës, ku per 3 muaj kemi pas mbi 1 mijë raste të vdekjes “, tha ai.

Deputeti i PDK-së gjithashtu foli edhe për variantin e ri të virusit, Omicron për të cilin tha se i ka simptomat e njëjta me gripin sezonal dhe kjo sjellë shqetësim tek qytetarët.

“Simptomat e tij dhe të Omicronit janë pothuajse të njëjta dhe dilemat e shumë qytetarëve është se a janë me grip sezonal apo të indektuar me Omicron dhe rreziku i infektimit me këtë është i madh”.

“Këtë e kam diskutuar me Ministrin e Shëndëtësisë i cili e ka konfirmuar se edhe pas dy viteve të përballjes me pandeminë COVID-19 Kosova nuk ka arritur të rris kapacitetet identifikuese dhe testuese për variant Omicron dhe Delta dhe kjo paraqet problem”, u shpreh ai.