E goditi 12 herë me thikë, shqiptarja flet pasi e vrau pensionistin: Më ngacmonte, por kisha nevojë për para

Mide Ndreu, shqiptarja që vrau pronarin 68-vjeçar të shtëpisë ku ajo punonte si pastruese në Itali ka treguar se si ka ndodhur ngjarja. Ajo ka deklaruar se i moshuari kishte nisur ta prekte edhe pse ajo kishte kundërshtuar disa herë “Nuk dua ndalo”, deklaroi gruaja se i ishte përgjigjur të moshuarit po ai nuk i ishte bindur.

Ai kishte marrë një thikë nga lavamani duke e drejtuar në drejtim të Ndreut dhe më pas e kishte tërhequr atë në divan.

Më pas ajo i ka marrë thikën duke e qëlluar 12 herë rresht në inat e sipër. Ajo tha se ai e kishte ngacmuar disa herë por ajo vazhdonte të shkonte në shtëpinë e tij pasi kishte nevojë për punë dhe para.

Ndreu deklaroi se burri i saj kishte ndonjë punë të rastësishme që prej fillimit të pandemisë. Vetë bashkëshorti i saj ka deklaruar se asnjë anëtar i familjes nuk ishte në dijeni të faktit që i moshuari italian e ngacmonte vazhdimisht.

Mbrojtja e gruas shqiptare ka kërkuar që ajo të qëndrojë në arrest shtëpie për shkak se vuan nga disa probleme shëndetësore që mund të shkaktojnë vështirësi në përballimin e izolimit.