Pa grim dhe në bikini, Rita Ora tregon bukurinë natyrale dhe linjat joshëse të trupit

Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Rita Ora, po bën përgaditjet për të festuar Krishtlindjet e para afër të dashurit të saj

Para kësaj, ajo ka vendosur për pak pushime.

Ajo ka postuar disa imazhe teksa shihet që po kalon pushimet në plazh. Këngëtarja ka pozuar e veshur vetëm me bikini, duke theksuar linjat e saj trupore tepër joshëse.

Ajo mahniti edhe me pamjen pa makijazh, ndërsa shkëlqente nën rrezet e diellit.

Në një tjetër postim sipër të cilit tregoi se pret me padurim festën, ylli i muzikë shihet teksa rregullohet nga grimeret dhe mbante një telefon në dorë.

“Duke numëruar ditët deri në Krishtlindje”, ka shkruar Rita në mbishkrimin e fotografisë.