Ambasadorja e Republikës së Kosovës, Shkëndije Geci Sherifi, i ka dorëzuar Letrat Kredenciale Presidentit të Lituanisë, Shkëlqësisë së Tij, z. Gitanas Nausėda.
Ambasadorja Geci Sherifi u prit me nderime të larta në ceremoninë shtetërore në Pallatin Presidencial në Villnius, në prani të Gardës së Nderit.
Ambasadorja, Geci Sherifi, i përcolli përshëndetjet e Presidentes së Republikës sē Kosovës, Shkëlqësisë së Saj znj. Vjosa Osmani Presidentit Nauseda dhe popullit të Lituanisë.
Gjatë audiencës me Presidenten Nausėda u vlerësuan marrëdhëniet e shkëlqyera në mes të Kosovës dhe Lituanisë. Me këtë rast, Ambasadorja Geci Sherifi shprehu falënderime dhe mirënjohje për përkrahjen e vazhdueshme të Lituanisë në të gjitha fazat e shtet-ndërtimit të Republikës së Kosovës.
Në takim u bisedua për thellimin dhe zgjerimin e mëtejshëm të këtyre raporteve posaçërisht ne fushën e arsimit dhe kulturës.
Presidenti Nausėda rikonfirmoi përkrahjen për Republikën e Kosovës si në procesin e integrimit në strukturat Euro-Atlantike ashtu edhe në anëtarësimin e saj në organizata ndërkombëtare.