I dha ryshfet policit në kufi, arrestohet shqiptari

Një shetas i Shqipërisë është dërguar në mbajtje pasi i njëjti i ka dhënë ryshfet prej 50 eurosh një polici në pikën kufitare në Vermicë.

Sipas Policisë, i dyshuari, në mungesë të dëshmisë së vaksinimit, i kishte vënë 50 euro në brendi të dokumenteve kur i prezantoi ato për kontroll.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull shtetas i Shqipërisë pasi që i njëjti gjatë prezantimit të dokumenteve për kontroll, në brendi kishte vendos një kartëmonedhë prej 50€ me qëllim që i njëjti të kaloj kufirin Shqipëri – Kosovë në mungesë të vaksinave  ( ishte i pa vaksinuar). I dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje” thuhet në njoftimin e Policisë.