E papritur! Pas situatave të krijuara Donaldi nuk duron më, kërkon të dalë nga shtëpia!

Pas lidhjes me Beatrixën brenda shtëpisë kritika të ashpëra u drejtuan drejt Donaldit.

Aktori i njohur, i cili në spektaklin e së premtes u përball me realitetin jashtë duke parë një video që i tregonte se Bora po e priste dhe kritikave që mori nga studio për mënyrën si rrodhën gjërat, duket se kanë rënduar gjendjen psikologjike të tij.

<br Mbrëmë ai u përball me një tjetër situatë jo të zakonshme.Teksa banorët e shtëpisë po qëndronin në oborr, nga jashtë u dëgjua një zë që po bërtiste.

Personi në fjalë e quajti Donaldin “maskara”, dhe u deklarua të jetë një fans i Borës.

‘Vëllai i Madh’ i paralajmëroi banorët të hynin brenda pasi personi gjuajti dhe me gurë.

Kjo dhe komplet situata e krijuar duket se kanë rënduar Donaldin, i cili ka kërkuar të largohet.

“Më nxirrni që këtu!”, ka shkruar ai mbi një pasqyrë.