Prokurorja e rastit të tragjedisë në Deçan, Sahide Gashi ka folur për veprimet hetimore në drejtim të zbardhjes së rastit dhe arrestimit të autorëve.
Ajo ka thënë shkurt në një deklarim për media se janë intervistuar shumë persona, mirëpo pa treguar numrin e tyre, shkruan lajmi.net.Gjithashtu, ajo ka bërë të ditur se është kryer edhe një bastisje, mirëpo që nuk është gjetur diçka e dyshimtë.“U bëj thirrje qytetarëve që të na ndihmojnë me informacionet që kanë. Ky është një moment i rëndë qoftë familjet e viktimave qoftë për ata që kanë qenë në autobus dhe e kanë përjetu. Ne me shumë kujdes jemi duke intervistu çdo dëshmitar okular dhe jemi të ndarë në shumë grupe dhe secili prej tyre jemi duke i koordinu veprimet, kemi intervistu shumë persona. Deri tash me informatat që posedojmë është përdorur një kallashnikov dhe është zbrazur një karikator, hetuesit janë në terren duke e bërë ekzaminimin e vendit të ngjarjes”, tha ajo.