Ministrja e Jashtme e Shqipërisë, Olta Xhaçka, ka reaguar pas tragjedisë në Bullgari ku vdiqën 46 persona pasi një autobus me tursitë nga Maqedonia e Veriut mori flakë.
Sipas Xhaçkës, viktimat e aksidentit tragjik në Bullgari ishin shqiptarë, transmeton Zeri.iinfo.
“Dhimbje e madhe për 45 jetët e humbura të shqiptarëve nga Maqedonia e Veriut gjatë aksidentit tragjik në Bullgari. Ngushëllimet më të sinqerta familjeve të viktimave dhe shërim të shpejtë të plagosurve. Shqipëria është pranë Maqedonisë së Veriut dhe popullit të saj në këtë moment të vështirë”, ka shkruar Xhaçka.