Lot dhe emocion, Arjola telefonon fëmijët e saj

E aluduar në media se në ‘’BBV’’ përdoret celulari, ‘’Vëllai i Madh’’ ka vendosur t’i bëjë banorëve një lojë.

Njëri prej banorëve do të ketë mundësinë e një telefonate me të afërm apo familjarë.

Në unanim ata zgjodhën që kjo telefonatë t’i mundësohet Arjolës.

Ajo komunikoi me tre fëmijët e saj, telefonatë e cila u shoqërua me lot dhe emocion.

Fëmijët i siguruan Arjolës se janë mirë dhe nuk nguruan t’i uronin asaj dhe fitoren e këtij edicioni.