Rregullat malltretuse të FSHF-së për gazetarët, FFK shembull.
Gazetarët, duhet të shkojnë dy herë në stadium ose në Federatë, për kapriçot e drejtuesve, fillimisht duhet të lënë punët për të tërhequr akreditimin dhe më pas të kthehen në media përkatëse. Në të kundërt nëse kalon orari i vendosur nga burokratët e FSHF-së, gazetarët nuk do të pajisen me akreditim dhe rrjedhimiesht nuk mund te kryejnë funksionin e tyre, sipas ‘GazetaTema’, transmeton Periskopi.
‘Tema’ në këtë rast ka marrë shembull ‘Wembleyn’ dhe Federatën Angleze, por precedant të njejtë përdorë edhe Federata e Futbollit të Kosovës.
Gazetarët shqiptarë duhet të shkojnë dy herë në stadium ose në Federatë, për kapriçot e drejtuesve, fillimisht duhet të lënë punët për të tërhequr akreditimin dhe më pas të kthehen në media përkatëse, gjithnjë sipas ‘Tema’.
Në të kundërt nëse kalon orari i vendosur nga burokratët e FSHF-së, gazetarët nuk do të pajisen me akreditim dhe rrjedhimiesht nuk mund te kryejnë funksionin e tyre.
Ndërkohë, në FFK dhe federatat e tjera evropiane gazetarët pajisen me bexhe të akreditimit vetëm një orë para ndeshjes, dhe gazetarëve me lehtësi u mundësohet çasja në stadium.