Një i vdekur dhe shtatë të infektuar nga Covid-19

Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se në 24-orët e fundit është shënuar një vdekje si pasojë e koronavirusit.

Po ashtu, përgjatë 24-orëshit të fundit kanë rezultuar 7 qytetarë pozitiv me koronavirus.

“Nga 1.725 testime, 7 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19”, thuhet në njoftim.

Postimi i plotë:

13 Nëntor 2021: Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon:

ℹ Në 24 orët e fundit janë dhënë 2.560 doza të vaksinës kundër COVID-19.

ℹ Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.594.449 doza të vaksinës.

ℹ Deri më sot 749.432 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.

ℹ Nga 1.725 testime, 7 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.

ℹ Gjatë 24 orëve të fundit, është shënuar 1 raste i vdekjes

ℹ Sot janë shëruar 13 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 157.534.

ℹ Në total numri i rasteve aktive është 420.