Vritet me thikë një person në Mitrovicë, dy të dyshuarit arratisen

Një vrasje me armë të ftohtë(thikë) ka ndodhur mbrëmë pas mesnatës në Mitrovicë.
Policia e Kosovës ka bërë të ditur se viktima mashkull kosovar dyshohet se, pas një zënke- mosmarrëveshje, është sulmuar fizikisht me një mjet të mprehtë (thikë) nga dy të dyshuar meshkuj kosovarë të cilët gjenden në arrati.Viktima pas pranimit të ndihmës së parë në Spitalin Rajonal Mitrovicë është transportuar në QKUK i cili duke mos u përballuar lëndimeve të marra ka ndërruar jetë, vdekjen e të cilit e ka konfirmuar ekipi mjekësor.Njësitë relevante kanë dalë në vendin e ngjarjes ndërsa trupi i pajetë i viktimës me vendim të prokurorit është dërguar në IML për obduksion. Rasti vazhdon të hetohet.Rasti ka ndodhur në rrugën “Artim Jashari” në Mitrovicë rreth orës 00:15.