Sipas Institutit Kombëtar të Shëndetit Publik nesër në Kosovë do të mbajë mot kryesisht me diell.
Ndonëse gjatë natës temperaturat do të bien deri në -1 gradë, gjatë ditës ato do të mbërrijnë në 16 gradë.
Sipas IHMK-së, do të fryjë gjithashtu erë e lehtë nga drejtimi i jugperëndimit.
“Do të mbajë mot kryesisht me diell. Nëpër ultësira parashihet të ketë mjegull, kryesisht në orët e para të ditës. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -1 deri 0 gradë Celsius. ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 15-16 gradë Celsius. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi i jugperëndimit.”.