E diela ka qenë një ditë e jashtëzakonshme për adhuruesit e futbollit, pasi ka pasur shumë ndeshje derbi që janë zhvilluar.
Pas ‘El Clasicos’ mes Barcelonës dhe Real Madridit, apo derbive tjerë si Ajax – PSV, Manchester United – Liverpool, Roma – Napoli apo Inter – Juventus, ajka ka qenë në Le Classiquen franceze mes Olympique de Marseille dhe PSG.
Dy skuadrat franceze kanë rivalitet të jashtëzakonshëm dhe atmosfera në Stade Veledrome ka qenë e zjarrtë.
Se çfarë rivaliteti kanë dy skuadrat, e tregon më së miri minuta e 30-të e ndeshjes, kur braziliani Neymar po bëhej gati të ekzekutonte një rivënie këndore.
Sigurimi i stadiumit u desh të përdorte pajisje prej xhami të policisë që ta mbronte brazilianin nga tifozët vendas të cilët hidhnin gjësende të ndryshme në fushë, duke filluar nga shishet deri tek çakmakët e monedhat e hekurit.
Ka qenë një ndeshje e jashtëzakonshme nga të dyja skuadrat ku i pati të gjitha në fushë, përveç golave, edhe pse u shënuan nga secila skuadër nga një, por që u anuluan për pozita jashtë loje.
Vlen të ceket se edhe pas përfundimit të ndeshje pati edhe tifozë që u futën në fushë, sigurisht për ta bërë një foto me futbollistin më të mirë në histori, Lionel Messin.
Në fund ndeshja përfundoi me rezultat të bardhë 0-0, por atmosfera në tribuna ishte tjetër nivel, që rrallë shihet në stadiumet evropiane.