Rita Ora fotografohet rrugëve të Londrës pas rikthimit nga Amerika, tërheq vëmendje me dukjen e thjeshtë

Ajo së fundi arriti në Mbretërinë e Bashkuar pasi një qëndrim të gjatë në Shtetet e Bashkuara që kulmoi me një paraqitje në eventin gala të amfAR në Dallas.

Dhe Rita Ora u pa me një dukje të rastësishme teksa po shkonte në një Tesco Express në Londrën Veriore për të kryer punë të dielën (24 tetor).

Këngëtarja, 30 vjeçe, dukej plot shkëlqim teksa mbante një buqetë me lule dhe ekspozonte barkun e saj në një bluzë të shkurtër me ngjyrë të zezë.

Foto: Click news and media

Krijuesja e hitit “How To Be Lonely” kishte veshur gjithashtu një palë pantallona të ngushtë dhe një xhaketë po ashtu të zezë, shkruan DailyMail.

Duke lënë flokët e saj bionde të lira poshtë shpatullave, Rita shtoi veshjen e saj me një kapele të zezë dhe atlet blu.

Foto: Click news and media

Ndërkohë, kujtojmë që Rita bleu shtëpinë e saj në veri të Londrës për 8 milionë paund në shkurt. Ylli thuhet se e ka bërë blerjen me ndihmën e një kredie nga banka Coutts & Co, e cila ofron shërbime bankare private dhe menaxhim të pasurisë për individë me vlera të larta neto.

Sipas The Mirror, kompania e Ritës “Rora Properties” bleu pronën, e ndërtuar në stilin e arteve dhe artizanatit.

Foto: Click news and media

Babai i këngëtares, Besniku, thuhet se ka qenë dëshmitar i dokumenteve të hipotekës, sipas dokumenteve të dorëzuara në Companies House.

Kujtojmë që Rita aktualisht është në një lidhje me regjisorin nga Zelanda e Re, Taika Waititi.

Foto: Click news and media

Çifti thuhet se kanë filluar lidhjen në fillim të marsit para se të zyrtarizohen në Instagram më 21 prill.

Dyshja u takuan në Sydney ndërsa të dy qëndruan atje për projekte pune. Taika po punonte për filmin e ri “Thor”, ndërsa Rita si gjyqtare në “The Voice Australia”.

Foto: Click news and media

Përpara se të lidhje me Taika, lista e romancës së Ritës përfshinë emra të famshëm si: Andrew Garfield, Lewis Hamilton, Travis Barker, Justin Bieber, Calvin Harris, Evan Ross, A$AP Rocky, Rob Kardashian dhe Bruno Mars. 

Foto: Click news and media