Rrahje masive brenda një lokali në Pejë, i përfshirë edhe vet pronari

Një përleshje masive është raportuar të ketë ndodhur dje në Pejë.
Policia e Kosovës në raportin 24-orësh ka bërë të ditur se në një lokal në këtë komunë ka ndodhur një përleshje mes disa personave.Në vendin e ngjarjes policia ka hasur në tre persona meshkuj kosovarë, viktima të përleshjes ku njëri prej tyre ishte pronari i lokalit.Viktimat kanë pranuar tretman mjekësor.Policia ka identifikuar dhe arrestuar njërin prej të dyshuarve mashkull kosovar.Me aktvendim të prokurorit kujdestar, të dyshuarit i është caktuar masa e ndalimit policor për 48 orë.