EULEX monitoroi nga afër zbatimin e marrëveshjes për targat

Shefi i Misionit Evropian për Sundim të Ligjit (EULEX), Lars Gunnar Wigermark gjatë ditës së djeshme e ka monitoruar zbatimin e pikës së dytë të marrëveshjes për targat e automjeteve të arritur në mes Kosovës dhe Serbisë.

Ai deklaroi se ekipet monitoruese kanë vizituar gjashtë pikat e përbashkëta kufitare dhe se marrëveshja është duke u zbatuar.

“Sistemi i ri funksionon dhe trafiku rifilloi në të gjitha pikat. EULEX do të vazhdojë të ndjekë zbatimin e marrëveshjes”, tha ai.

Ndërsa pika e dytë e marrëveshjes për vendosjen e stikerave në elementet shtetërore të Kosovës dhe Serbisë , nisi zbatimin që nga e hëna.

Deri më 8 tetor, veturat të cilat nuk fshihen simbolet shtetërore në Kosovë do të dënohen sipas Ligjit për Rregullat e Trafikut Rrugor.