Dy muaj pas lindjes, Orinda Huta rikthen format e përkryera trupore

Ka dy muaj që është bërë nënë për herë të parë.

Pritja e ëmbël Orindës dhe Turjanit iu shpërblye me ardhjen në jetë ta vajzës së tyre Atarës.

Orinda dhe Turi nuk po veprojnë si disa çifte të showbizit duke mos zbuluar portretin e vajzës, përkundrazi ata shpesh postojnë foto të Atarës për të cilën janë gëzuar shumë.

Natyrisht që në raste të tilla vëmendje marrin edhe gratë pas lindjes, ku fokusi i tyre bie tek pesha trupore.

Orinda sot ka postuar disa imazhe në të cilat është shfaqur veshur me një fustan të zi duke treguar se nuk e kishte problem ti rikthente linjat e përkryera trupore.