530 qytetarë të dënuar për mos-respektim të masave kundër Covid-19

Policia e Kosovës, gjatë 24 orëve të fundit, ka dënuar 530 qytetarë për mos-respektim të masave për parandalimin e përhapjes së pandemisë Covid-19.

Ndërkaq, në Kosovë aktualisht në vend janë 2 mijë e 928 raste aktive me COVID-19.

Në raportin e fundit, IKShPK njoftoi për 4 raste të vdekjes dhe 45 raste të reja me koronavirus.

Pas rritjes së numrit të rasteve të vdekjes por edhe të rasteve pozitive në javën e fundit të gushtit bënë që institucionet shtetërore e shëndetësore të vendosin masa antiCOVID-19.