Agim Ademi:Krenar dhe i lumtur për suksesin e Kombëtares U17

I pari i Federates së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi përmes një statusi në llogarit e tij zyrtare Facebook e Instagram, ka shprehur gëzimin e tij përball suksesit të arritur sot nga kombëtarja e vashave U17, përcjell kolonamedia.

“Kënaqësi e papërshkrueshme kur shoh gëzimin në fytyrat e Dardaneve tona të reja! 🇽🇰👏👏👏

Krenar dhe i lumtur për suksesin e Kombëtares U17, që qysh në debutimin e saj arriti ta kalojë fazën e parë kualifikuese dhe të promovohet në Ligën A të kualifikimeve për Evropianin 2022.

Urime për vajzat dardane, për prindërit e tyre që i mbështesin dhe për klubet dhe stafin e trajnerëve që punojnë me përkushtim në ngritjen e tyre profesionale.

Zhvillimi dhe masovizimi i futbollit të vajzave ka qenë dhe mbetet ndër prioritetet tona, derisa sukseset e tilla na ndihmojnë në rritjen e mëtejme.

Le të punojmë së bashku në vazhdimësi për suksese tjera!

Me respekt,
A.A.”, ka shkruar Agim Ademi.