Universiteti ofron një lëndë për Drake dhe The Weeknd

Studentët në Kanada do të kenë shansin për të studiuar Drake dhe The ëeeknd. Shkolla Krijuese e Universitetit Ryerson po ofron një lëndë për jetën e talenteve muzikore të lindur në Toronto, Drake dhe Weeknd. Lënda e quajtur “Deconstructing Drake & The Weeknd”, do të ofrohet në semestrin e dimrit duke filluar nga janari 2022, sipas Ryerson Professor-In-Residence Dalton Higgins, i cili do të japë mësim.

“Është koha që ikonat tona kanadeze të repit dhe R&B të njihen dhe të kanonizohen në mënyrë akademike ose ndryshe,” tha Higgins. Ky profesor ka mbajtur leksione mbi muzikën hip hop në universitete të shumta dhe ka shkruar gjashtë libra mbi këtë temë. Ai tha se qëllimi i kësaj lënde është të zbërthejë plotësisht jetën e dy artistëve, ndikimi i të cilëve ka qenë monumental në industrinë e muzikës.

“Ajo që njerëzit priren të harrojnë për Drake është se ai është në të vërtetë një shkrimtar i shkëlqyeshëm. Në vjershat e tij, ai përdor të gjitha llojet e figurave letrare si metaforat, pentametrin jambik, krahasimet, kështu që ne do të dekonstruktojmë tekstet e tij dhe do të shqyrtojmë sesi i bashkon këngët e tij.“, tha Higgins për CNN.