Vitin e kaluar, Komuna e Prishtinës ka filluar me ndarjen e ndihmës prej 50 eurove për të gjithë personat e infektuar me Covid-19 nën moshën 65 vejçare, ndërsa për ata më të moshuar nga 100 euro, ndihmë e cila po vazhdon ende.
Nga Komuna e Prishtinës kanë bërë të ditur për lajmi.net se nga fillimi i ndarjes së kësaj ndihme, në fund të vitit të kaluar, vlera totale e rimbursuar është 1 milionë e 336 mijë e 120 euro.
Tejkalimi i milionit të parë të buxhetit të komunës për këtë ndihmë është bërë me ndarjen e saj për 23 mijë e 151 kryeqytetas.
Nënkryetari i Komunës së Prishtinës, Muhedin Nushi ka thënë për lajmi.net se deri tani për të marrë këtë ndihmë kanë aplikuar 33 mijë qytetarë.
Ai, ka shtuar se rimbursimi i qytetarëve bëhet vetëm njëherë, pavarësisht sa herë mund të ketë qenë i infektuar me Covid-19.
“Po e ripërsërisim edhe njëherë, nëse qytetari (edhe pse ka qenë i infektuar me Covid) nëse nuk është në listën e IKSHPK-së, ai nuk do të kompensohet. Çdo qytetar rimbursohet njëherë edhe nëse ka qenë i infektuar dy ose më shumë herë”, ka thënë Nushi.
Qytëtarët të cilët kanë vërtetuar infektimin me Covid-19 vetëm përmes testeve serologjike dhe antigjene të bëra në klinika private, nuk mund të gëzojnë këtë ndihmë.
Aktualisht në Prishtinë janë 1 mijë e 329 raste aktive me Covid-19.
Përveç Komunës së Prishtinës, ndihmë qytetarëve të infektuarve i kanë ndalë edhe komunat e tjera.