Bie edhe IKSHPK: I rekomandon Vjosa Osmanit shtyrjen e zgjedhjeve lokale

Ashtu siç edhe u parashikua, IKSHPK-ja i ka shkuar për shtati kërkesës së VV-së për shtyerjen e zgjedhjeve.
Siç raportohet nga mediat në vend, ky institucion ka rekomanduar shtyerjen e zgjedhjeve lokale në Kosovë, shkruan lajmi.net.Kjo thuhet në një letër dërguar presidentes Osmani ku ceket se në bazë të projeksioneve, ekipi i IKSHPK-së është i mendimit se mbajtja e gjedhjeve paraqet rrezik për përhapjen e COVID-19, shkruan lajmi.net.Madje në letrën e publikuar rekomandohet që zgjedhjet të shtyhen deri në një afat të pacaktuar, ndonëse IKSHPK aty flet për disa projeksione në të cilat përafërsisht mund të dihet se kur pritet përmirësimi i situatës me COVID-19.Në lidhje me këtë çështje, presidentja Osmani ka ftuar në takim liderët e partive politike të hënën.