Loredana ka treguar të vërtetën mbi thashethemet për ndarjen nga Mozzik.
Loredana dhe Mozzik ka javë që janë duke u përfolur në mediat rozë se ata janë ndarë sërish, ani pse dyshja nuk konfirmoi gjë deri më sot.
Reperja ka bërë një postim në rrjetet sociale ku ka treguar se ata dy janë përpjekur ta rimëkëmbin edhe njëherë lidhjen e tyre, por që nuk ia dolën prapë.
Ndër të tjera, Loredana e ka pranuar publikisht se është Mozzik ai që i ka bërë dhuratën më të bukur në jetën e saj, Hanën.
Postimi i Loredanës i bërë në Instagram (pa ndërhyrje):
“Hej njerëz,
disa tashmë kanë vënë re ose kanë dyshuar se ka problem sërish mes meje dhe Mozzik. Ne thjesht jemi dy kokëfortë që nuk mund të qëndrojmë me njëri-tjetrin e as pa njëri-tjetrin.
Koha e albumit ishte aq intensive saqë të dy e kuptuam se mund të qeshnim së bashku për 10 orë në ditë, por nuk arrijmë të kemi një marrëdhënie të shëndetshme.
Megjithatë, jam shumë e lumtur që arritëm ta bëjmë këtë album dhe që u munduam sërish. Jam vërtet kurioze se çfarë mendoni për albumin. Mozz dhe unë do të qëndrojmë në kontakt të vazhdueshëm. Ai më bëri dhuratën më të mirë të jetës sime.
Ruani për vete akuzat. Unë kam bërë shumë gjëra në jetën time, por nuk e bëra këtë herë. Megjithë ndarjen tonë, ne arritëm të shkonim mirë dhe të rrisim Hanën së bashku dhe të ishim në gjendje të bisedonim me njëri -tjetrin
Faleminderit për mbështetjen tuaj, shikojeni këngën e re “Mit Mir” dhe albumin që do të dalë më 24 shtator. Faleminderit gjithashtu të gjithë atyre që na mbështesin gjatë kësaj kohe”.