Rastet me COVID-19 në Kosovë kanë shënuar rritje të madhe. Si pasojë janë shtuar edhe patrullimet policore, të cilat po i gjobitin qytetarët për mosrespektim të masave antiCOVD.
Në 24 orët e fundit janë shqiptuar 978 gjoba të tilla.
Edhe tiketat në trafik janë të një numri të madh. Brenda një dite u gjobiten 1450 shoferë për shkelje të rregullave të komunikacionit.
Po ashtu për vepra të ndryshme penale janë arrestuar 22 persona, ku 15 prej tyre janë dërguar në mbajtje.