Pesë persona janë lënduar në një aksident komunikacioni, që ka ndodhur sot pasdite në fshatin Grashticë të Prishtinës.
Lajmin e ka konfirmuar, zëdhënësja e Policisë së Kosovës për Rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.
“Sot rreth orës 16:00 në fshatin Grashticë, ka ndodhë një aksident trafiku, ku janë përfshirë dy automjete. Si pasojë e aksidentit pesë persona kanë pësuar lëndime trupore. Personat e lënduar janë dërguar për trajtimin e nevojshëm mjekësor në QKUK”, ka thënë Ahmeti.
Sipas saj, njësia rajonale e trafikut ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka nisur një hetim për zbardhjen e shkaqeve të këtij aksidenti.