Sekretari i Shtetit Antony Blinken deklaroi sot se stafi i ambasadës në kryeqytetin e Afganistanit, Kabul, po largohet nga objekti dhe se ata po shkojnë drejt aeroportit.
Blinken tha për CNN se nuk është në interesin e Shteteve të Bashkuara të qëndrojnë në Afganistan, raporton Reuters.Ai deklaroi se Uashingtoni investoi miliarda dollarë në forcat e qeverisë afgane gjatë katër administratave amerikane, duke u dhënë atyre përparësi ndaj talibanëve, por ata nuk arritën të ndalonin përparimin e tyre.“Fakti është se ne pamë që ato forca nuk ishin në gjendje të mbronin vendin,” tha Blinken, duke shtuar se kjo ndodhi më shpejt nga sa priste Uashingtoni.