Vazhdon bllokada në pika kufitare, mërgimtarët presin deri në 6 orë për të dalë nga Kosova

Gjatë ditëve të fundit ka filluar shkuarja e mërgimtarëve nga Kosova, gjë që ka shkaktuar krijimin e kolonave dhe pritjeve të gjata në dalje të pikave kufitare.

Në raportin e fundit të publikuar në faqen zyrtare të Ministrisë së Punëve të Brendshme, bëhet e ditur se po vazhdojnë ende pritjet e gjata në dalje të pikës kufitare në Merdare, shkruan lajmi.net.

Pritjet aty në hyrje janë deri në 10 minuta, ndërsa në dalje deri në pesë orë e 50 minuta.

Kolonat në hyrje shkojnë deri në 10 metra, teksa në dalje ato arrijnë deri në 2 mijë e 900 metra.

Situatë e komplikuar është edhe tek Dheu i Bardhë ku pritjet shkojnë deri në katër orë.

Edhe në Mutivodë janë krijuar kolona të gjata, ku pritjet shkojnë deri në tri orë.