Federata e Futbollit e Kosovës sqaron të gjithë futbollistët dhe opinionin e gjerë në Zvicër dhe vendet e tjera evropiane se nuk ka organizuar asnjë Këshill apo Komitet në Diasporë. FFK së fundmi është informuar se persona të paautorizuar kanë hapur uebfaqe me emrin dhe logon e FFK-së (ffk-kosova.ch), ku edhe kanë vendosur emrat e kinse Komitetit për Zvicër. I bëjmë me dije opinionit se i vetmi përfaqësues legjitim i FFK-së në Zvicër është Flamur Bunjaku, që njëherësh është anëtar i Komitetit Ekzekutiv të FFK-së. Të tjerët, emrat e të cilëve janë të përfshirë në këtë uebfaqe, disa prej tyre i njohim si bashkëatdhetarë, derisa të tjerët nuk i njohim fare. Jemi të bindur se ndonjë mashtrues i ka keqpërdorur emrat e tyre dhe mundohet që të përfitojë nga ky veprim, duke hyrë në kontakte me lojtarë. FFK i bën thirrje personave të tillë që mos ta dëmtojnë imazhin e mirë të institucionit tonë me veprime të tilla të pamatura dhe mashtruese, e të distancohen nga ky veprim i papërgjegjshëm. Njëherësh i bëjmë thirrje të gjithë prindërve, futbollistëve dhe klubeve që t’i injorojnë njerëzit e tillë që shfaqen si menaxher apo skautë të FFK-së dhe të kontaktojnë vetëm me personat e autorizuar nga FFK.
Latest article
Favre: Agim Ademi është shumë aktiv dhe mikpritës, vlerësohet lart nga UEFA dhe federatat...
Në edicionin e fundit të FFK Podcast, Thierry Favre, drejtor i programit HatTrick dhe drejtor i zhvillimit të federatave kombëtare në UEFA, foli për...
Vëllai i Shpat Kasapit tregon se si ndërroi jetë këngëtari
Ndarja nga jeta parakohe në moshën 40-vjeçare e këngëtarit Shpat Kasapit, ishte tronditës për familjarët, miqtë dhe publikun.
Kasapi ndodhej në Itali së bashku me...
Diplomati amerikan Reeker: Kosova ka nevojë për një Qeveri që bashkëpunon me SHBA-në
Diplomati amerikan, Philip Reeker, ka thënë se Republika e Kosovës ka nevojë për një qeveri e cila mund të bashkëpunojë me Shtetet e Bashkuara...












