Policia e Kosovës ka gjetur një armë nën një veturë në Pejë, pasi ishte njoftuar nga një qytetarë për një mjet të dyshimtë.
Zëdhënës i Policisë Rajonale të Pejës, Fadil Gashi, ka bërë të ditur se pas marrjes së informatës, në vendin e dyshimtë ka dalë edhe njësiti i deminimit.“Në rrugën ‘Mbretëresha Teutë’, në afërsi të Bankës TEB, në një parking policia është njoftuar për një çantë të dyshimtë. Rreth orës 13:50 një qytetarë e ka njoftuar policinë se në rrugën ‘Mbretëresha Teutë’ në një parking të veturave ka vërejtur diçka të dyshimtë. Policia ka dyshuar se ka diçka dhe ka njoftuar njësitin e deminimit. Ata e kanë tërhequr pajisjen dhe rasti po hetohet. Nën automjet ka qenë e vendosur një armë dhe sende tjera”, ka treguar ai.