Dy javë më parë ajo lansoi bashkëpunimin me Sigala, “You For Me”.
Natyrisht se, projekti muzikor u prit shumë mirë nga fansat e dyshes derisa ka arritur edhe një shikueshmëri klikimesh në platformën YouTube.
“You For Me”, ka mbledhur dy milionë dhe më shumë klikime që nga data e lansimit me 16 korrik 2021.
Ndonëse me këtë sukses të arritur, Rita Ora ka vendosur të sjell edhe një befasi për adhuruesit e muzikës së saj që ka të bëjë pikërisht me videoklipin e fundit të realizuar.
Këngëtarja, përmes një postimi në rrjete sociale ka njoftuar se sot do e publikojë këngën “You For Me” në versionin akustik.
“Ju falënderoj të gjithëve për fjalët e mira dhe për dhurimin e #YouForMe kaq shumë nga dashuria juaj !! Versioni akustik publikohet NESËR !!! @sigala”, ka shkruar bukuroshja bionde, teksa ka publikuar dy fotografi veshur me shumë stil.
Rita, ka zgjedhur një paraqitje glamuroze me një fustan ngjyrë të zezë me lule dhe një palë take ngjyrë ari tejet të larta.
Tutje, dukjen e ka perfeksionuar me makijazh, flokët e rregulluar dhe një palë syze me ngjyrë të zezë e cila ka marrë poza para kamerës në një ambient të jashtëm në natyrë.
Kujtojmë se, Rita Ora së fundmi është raportuar se do të shpërngulet nga Shtetet e Bashkuara për të jetuar në Los Angeles me partnerin e saj, regjisorin e njohur Taika Waititi.
Ndryshe, 30 vjeçarja muajt e fundit ka qëndruar në Australi si pjesë e jurisë së show-t, “The Voice Australia” , ndërkohë përgatiti këngën me Sigala, gjithashtu nisi romancën e re e cila deri më tani po i ec shumë mirë.